Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTSergio Ramos, 2 kartonë në 30 sekonda, askush si ai, rekord përjashtimesh

Sergio Ramos, 2 kartonë në 30 sekonda, askush si ai, rekord përjashtimesh

Ndeshje e tensionuar në Stade Auguste-Delaune II. PSG nuk shkoi përtej barazimit ndaj Reims, me një 0-0 që e bën Marsejën të buzëqeshë. Olympique është i dyti 3 pikë larg, një javë nga Classique e Ligue 1. Por më shumë se barazimi me Reims do të mbahet mend përjashtimi rekord i Sergio Ramos.

Episodi kyç i garës erdhi në minutën e 41-të. Arbitri Gaillouste fishkëlleu një parregullsi nga Marco Verratti dhe parisienët e rrethuan duke protestuar. Ndër më të zemëruarit, Sergio Ramos mori kartonin e parë të verdhë. Ish-mbrojtësi i Real u largua, por vazhdoi të protestojë. Arbitri, ndoshta i fyer, i tregoi kartonin e dytë të verdhë në 30 sekonda: Sergio Ramos merr kështu kartonin e 28-të të karrierës.

Kartoni i kuq i 21-të, mes Liga dhe Ligue 1. Siç theksohet nga Opta, qendërmbrojtësi spanjoll ka grumbulluar të paktën shtatë kartonë të kuq më shumë se çdo lojtar tjetër i të njëjtit rol. Llogaria është bërë në pesë kampionatet më të mira në Europë, për shekullin e XXI. Një e kuqe rekord për ish-kapitenin e Real.

Episodi i Ramos i çmendi rrjetet sociale: “Sergio Ramos mori karton të kuq. Imagjinoni tronditjen time”, shkruan dikush me ironi në Tëitter. Një tjetër shtoi: “Imagjinoni të jeni përjashtuar 28 herë në karrierën tuaj!”

Pasi Ramos u përjashtua, shpirtrat në fushë u nxehën më tej. Në fund, disa herë u rrezikua përleshja mes lojtarëve. Ndër më nervozët, Neymar dhe Mbappé. Shumë ndërprerje, shumë përleshje fizike, shumë qortime. Arbitri u detyrua disa herë të qetësonte lojtarët, shpesh ballë për ballë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME