Partia Demokratike ka thirrur një protestë para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Një ditë më parë, deputeti i Rithemelimit, Belind Këlliçi, lajmëroi protestën për heshtjen e Prokurorisë së Posaçme pothuajse 2.5 vjet nga shembja e Teatrit. Mbledhja e qytetarëve ka nisur dhe protestuesit kërkojnë drejtësi për Teatrin Kombëtar që u shemb në mënyrë kriminale.
“Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët kërkojnë drejtësi! Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK-ut,”- njoftoi dje PD-ja.
Partia Demokratike nisi valën e protestave kundër qeverisë. Një ditë më parë, qytetarët fikën për rreth një orë makinat në Elbasan, në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës.