Saturday, July 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti i merr jetën 20 vjeçarit shqiptar në Itali

Aksidenti i merr jetën 20 vjeçarit shqiptar në Itali

Një jetë e thyer në pak çaste dhe shumë ëndrra të lëna përgjysmë.

Shqiptari Kevin Mustafa, 20 vjeç humbi jetën ditën e djeshme pas një aksidenti tragjik në via Cesare Albisetti, në Terno d’Isola.

Aksidenti me motor ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, motori i drejtuar nga 20-vjeçari u përplas me një Citroen.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht përpjekjet ishin të kota.

Kevin Mustafa ishte 20 vjeç dhe kishte mbërritur në Terno d’Isola kur ishte ende shumë i vogël, së bashku me babain e tij shqiptar dhe nënën e tij ekuadoriane, Fanny Mourera. Familja kishte shkuar të jetonte në një pallat në via Roma 23H, pranë bibliotekës. Prindërit e Kevinit u ndanë pothuajse menjëherë dhe djali u rrit nga nëna e tij.

“Ai ishte thjesht njëri prej nesh, ishte në klasë me mua në kopshtin e fëmijëve, në shkollën fillore dhe të mesme, askush nuk e ka parë ndonjëherë si emigrant,” tha dje shoqja e tij, duke parë me sy të largët pikën e aksidentit.

“Ishte një njeri shumë i qetë, shumë herë ishte vetëm”, shton një tjetër, shkruan Corriere Della Sera. 

Kevin më pas u diplomua për inxhinieri mekanike në Institutin Marconi në Dalmine dhe ka punuar në kompani të ndryshme, deri vonë ka qenë teknik mirëmbajtjeje në Brembo.

Kur pashë djalin, ai tashmë ishte rrëzuar duke përfunduar me kokën në njërën nga rrotat. Makina po udhëtonte me shpejtësi të ulët dhe gruaja pas timonit frenoi menjëherë, por goditja ishte shumë e dhunshme. Djali ra shumë keq, iu thye helmeta.

Unë zbrita menjëherë për ta ndihmuar atë dhe pesë-gjashtë persona të tjerë gjithashtu. Nuk e prekëm sepse qafa e tij ishte në një pozitë të keqe dhe kishim frikë se mos i përkeqësonin gjërat, por telefonuam 118. Ai po merrte ende frymë edhe pse me shumë gulçim,” thotë Abdel Khachi, i cili po udhëtonte në korsinë e kundërt duke drejtuar një kamion për të bërë dërgesat në Calusco.

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe nëna e viktimës dhe e dashura e tij, Federica.

Policia po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME