Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtestë para SPAK për shembjen e Teatrit Kombëtar

Protestë para SPAK për shembjen e Teatrit Kombëtar

Partia Demokratike ka thirrur një protestë para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Një ditë më parë, deputeti i Rithemelimit, Belind Këlliçi, lajmëroi protestën për heshtjen e Prokurorisë së Posaçme pothuajse 2.5 vjet nga shembja e Teatrit. Mbledhja e qytetarëve ka nisur dhe protestuesit kërkojnë drejtësi për Teatrin Kombëtar që u shemb në mënyrë kriminale.

“Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët kërkojnë drejtësi! Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK-ut,”- njoftoi dje PD-ja.

Partia Demokratike nisi valën e protestave kundër qeverisë. Një ditë më parë, qytetarët fikën për rreth një orë makinat në Elbasan, në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME