Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËDenoncimi/ Kryemadhi: Pronarët e inceneratorëve po kërkojnë azil në Austri

Denoncimi/ Kryemadhi: Pronarët e inceneratorëve po kërkojnë azil në Austri

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar në profilin e saj në Facebook një foto që thotë se është shkrepur në vendin ku është inceneratori i Tiranës, ndërsa aty është ngritur një serë.

Në reagimin në Facebook, Kryemadhi jep edhe një detaj për pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan, që janë në kërkim nga drejtësia shqiptare.

“Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron.” – shkruan mes të tjerash Kryemadhi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME