Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTAsllani humbet golin e fitores, super-Lewandowski. Liverpool e ekzagjeron në Skoci

Asllani humbet golin e fitores, super-Lewandowski. Liverpool e ekzagjeron në Skoci

Mbrëmje e madhe e Champions League, me rezultate befasuese, ndonjë edhe e ekzagjeruar. Spektakël në Camp Nou mes Barcelonës e Inter, që prodhuan një 3-3 me përmbysje e rikuperime. Në fund, Asllani kishte në kmbë golin e fitores, që do të kualifikonte zikaltrit, por u bllokua nga ter Stegen. Nuk diskuton asgjë Bayern Mynih, me pikë të plota pas 4-2 ndaj Viktoria Plzen, Fitore tronditëse e Liverpool 1-7 në Skoci përballë Rangers. Transfertë fituese për Marseille që shkoi të fitojë në Lisbonë, duke u pozicionuar e dyta.

GRUPI A

Përmbysje e fitore në pjesën e dytë për Liverpool që tronditi 7-1 fushën e Rangers. Skocezët kaluan në avantazh me Arfield në minutën e 17-të. Reds reaguan menjëherë dhe gjetën barazimin me Firmino, që i coi skuadrat në pushim në 1-1. Pjesa e dytë ishte e gjitha me ngjyrat angleze. Firmino shënoi dygolëshin në minutën e 55-të, ndërsa Nunez bëri tris në minutën e 66-të. Pokeri erdhi në minutën e 76-të me Salah, i cili shënon një trigolësh personal, me gol edhe në minutën e 80 dhe 81. Në fund mbërriti edhe goli i shtatë i Elliot, që mbylli garën.

GRUPI B

Me barazimin 0-0 mes Atletico Madrid e Brugge, përfituesi është Porto. Luzitanët mundën 3-0 Bayer Leverkusen dhe ngjitet në vendin e dytë. Galeni kaloi në avantazh Porton në të 6′. Gjermanët kishin mundësinë të barazonin me penalltinë e Demirbay, por Diego Costa kuptoi gjithcka. Leverkusen barazoi në minutën e 37-të me Schick, por pas konsultimit me VAR, goli u anulua për një prekje me dorë. Në pjesën e dytë, në minutën e 53-të, Porto dyfishoi me penallti me Taremin, Iraniani mbylli përfundimisht llogaritë, duke firmosur dygolëshin personal në minutën e 64-të.

GRUPI C

Spektakël në Champions, në Grupin C, falë një Barcelona-Inter 3-3. Një barazim që mund të ishte edhe fitore nëse Asllani nuk do të gabonte në fund, por që mbetet thelbësor për zikaltrit. Skuadra e Simone Inzaghi sheh tashmë 1/8, e do të mjaftojë vetëm të mposhtë Viktoria Plzen për të kaluar. Në Camp Nou ndodhi gjithçka me avantazhin e Barcelonës të nënshkruar nga Dembélé në të 40′. Rikuperimi i çmendur i Inter edhe me Barella dhe Martinez mes minutave 50′ dhe 63′. Një ndeshje që nuk pati paqe e Lewandowski barazoi 2-2 në minutën e 82-të, por Gosens riktheu Interin në avantazh në minutën e 89-të. Kush mendonte se mbaroi nuk njeh mirë polakun e Barcelonës. Një shkëputje e fuqishme me kokë, riktheu barazimin 3-3 në minutën e 92-të. Në fund, mund të kishte qenë fitore për Inter, por Asllani gaboi rastin më flagrant përballë ter Stegen. I shërbyer nga Lautaro, Asllani u afrua shumë me portierin që ndali goditjen e tij.

Edhe një herë Bayern Mynih fitoi 4-2 ndaj Viktoria Plzen. Pas katër ndeshjesh, gjermanët e Nagelsmann kryesojnë me pikë të plota në grupin C. Bavarezët pas vetëm 10 minutash gjetën avantazhin me Mane, ndërsa Muller dyfishoi katër minuta më vonë. Një ndeshje pa histori, me Goretzka që shënoi golin e tretë. Mesfushori shënoi edhe pokerin në minutën e 35. Në fillimin e pjesës së dytë, Viktoria Plzen shënoi golin e 4-1 me Vlkanova në minutën e 62-të. Çekët shkurtuan diferencën në minutën e 72-të me Klimentin. Në bilbilin e trefishtë, Bayern mund të gëzohet për vendin e parë të siguruar.

GRUPI D

Në grupin D, Tottenhami i Conte fitoi 3-2 me Eintrachtin dhe kaloi në krye të renditjes me shtatë pikë. Gjermanët kaluan në avantazh me Kamadën në minutën e 14-të. Britanikët barazuan menjëherë me Son në të 20′. Tottenham kaloi në epërsi në minutën e 28-të me Kane (me penallti) dhe pak më pas erdhi trisi i Son, që kompletoi dygolëshin në të 36′. Në fund, Kane humbi një penallti, por Conte mund të gëzohet për fitoren.

Në ndeshjen tjetër, Marseille mposhti me rezultatin 2-0 Sporting. Francezët shfrytëzuan epërsinë numerike për përjashtimin e Esgaio në të 19-ën dhe menjëherë e drejtuan lojën në favor të tyre. Guenndouzi hapi rezultatin në të 20-ën, dyfishoi Alexis Sanchez në të 30-ën. Në pjesën e dytë, portugezët mbeten me nëntë lojtarë pas përjashtimit të Pedro Goncalves. Ndeshja nuk ndryshon më dhe Marseille triumfon. Skuadra e Tudor ngjitet në vendin e dytë me 6 pikë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME