Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohen tre shtetas në 24 orët e fundit

Arrestohen tre shtetas në 24 orët e fundit

Fier – Forca rë policisë së qarkut Fier kanë vënë në pranga 3 shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Q., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekustruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. S., 34 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Q. M., 65 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. I., 58 vjeç, banues në Darëzezë, Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME