Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMjerimi/ 12 metra katrorë për 4 persona, dy janë me skizofreni. (foto...

Mjerimi/ 12 metra katrorë për 4 persona, dy janë me skizofreni. (foto e vidio)

Fier – Familja 4 antarëshe në Libofshë jetojnë me frikë në një dhomë 12 metra ktrorë, dy prej tyre të sëmurë me skizofreni. Të katërt janë në moshë madhore

Familja e Vebi Mersalës jetonë në lagjen “Xhepaj” të Libofshës në ish sallën ku do të montohej stacioni i pompave të ujit për vaditjen e tokave të kësaj zone në viti 1991. Dhe aty ku janë strehuar i ka futur e motra pasi ata nuk kanë banesë.
Familja katër antarëshe ka dy persona të sëmurë me skizofreni ku marrin mejekim dhe KEMP, kryefamiljari Vebiu dhe vajza e tij 26 vjeçare, na thotë Luljeta, bashkëshortja e Vebiut. Ajo tregonë se në atë dhomën 12 metra katrorë pa tualet dhe e mbuluar taraca me plastmas sepse shirat futen edhe në banesë, i ka strehuar motra e tij pasi nuk kishin banesë, kanë tokë dhe atje kanë hedhur themelet për banesë vite më parë por nuk kanë të ardhura.

Ajo thotë se vajza dhe bashkëshorti marrin kemp dhe përkahje nga komuna, ka edhe një djal i cili punonë kur gjen punë e ku të mundet.
Hëna, motra e Vebiut pohonë se vëllai me familjen nuk kishin banesë, dhe meqenëse asaj i kish vdekur dhe bashkëshorti e mori vllanë afër për mbështetje.

Luljeta apelon për ndihmë nga shteti ose organizma të ndyshëm që ti ndihmojë me një dhomë e banjo pasi aty ku jetojnë janë dy pjestar të sëmurë me skizofreni dhe janë në moshë madhore, dhe rrnë me frikë si natën ashtu edhe ditën.

Edhe pse ata vazhdimishtë kanë kërkuar ndihmë në njësinë adminsitrative askush nuk ka lëvizur që ti japi zgjidhje problemit të tyre pasi janë 4 persona në.moshë madhore dhe jetojnë në një dhomë 12 metra katrorë dhe 2 janë të sëmirë mendorë. Ndoshta drejtuesit e njësisë administrative presin të ndodhi ndonjë ngjarje e padëshirueshme që shteti të marri masa për sistemimin e tyre./ ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME