Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMësim apo protestë? Studentët sot nisin vitin akademik

Mësim apo protestë? Studentët sot nisin vitin akademik

Sot ka nisur viti i ri akademik për studentët në universitetet publike shqiptare. Në disa universitete është parashikuar të protestohet për të paktën dy orë. Në të tjerë, mësimi do të vijojë normalisht. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve paralajmëroi dy ditë më parë se do të përshkallëzojë protestat, për shkak se nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar ndaj kërkesave të saj.

Në protestën e tyre të fundit, ata njëzëri deklaruan se përderisa kërkesat e tyre nuk ishin përmbushur, do të ndërmerrnin masën drastike për të mos nisur punën në vitin e ri akademik. Mbështjetje pedagogët kanë kërkuar edhe nga studentët. Ata janë shprehur në media se e gjithë kjo bëhet për ta. Me rritjen e pagës do t’u ofrohet një shërbim sa më cilësor dhe diplomat do të kenë vlerë në Perëndim.

Sindikata ka refuzuar propozimin e qeverisë për rritjen me 15% të pagave, 7% nga qeveria dhe 8% nga buxheti i vetë universiteteve. Pedagogët kërkojnë rritje të rrogës më 50% brenda dy viteve. Bojkotit nuk do t’i bashkohet Universiteti i Mjekësisë dhe ai Bujqësor.

Të dielën, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, injoroi paralajmërimin për protesta. Ajo ka uruar të gjithë pedagogët për nisjen e vitit të ri, duke mos adresuar shqetësimet e tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME