Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka dhënë dorëheqjen vetëm 45 ditë pasi mori në dorë frerët e pushtetit në vend.
Deputetët konservatorë i kërkuan Truss të largohet pasi qeveria e saj ishte përfshirë nga trazirat politike, pas heqjes së shumicës së politikave të saj ekonomike.
Dorëheqja e saj vjen pasi një ministre kyç dha dorëheqjen dhe deputetët konservatorë u rebeluan në një votim kaotik parlamentar.
Truss u zgjodh nga anëtarësia konservatore në shtator, por ajo humbi autoritetin pas një sërë kthesash.