Për vdekjen e 32-vjecarit në komisariat, gazetari Artan Hoxha thotë se policisë iu ka ngelur në dorë. Ai thotë se duhej ngritur një grup mjekësh për të bërë autopsinë e këtij rasti të rëndë dhe të përsëritur në komisaritet e vendit.
“Policia ka një manual për rastet kur ndalohen persona. Çfarë elementi të dyshimtë kishte ky person? Ata thonë e pamë para një biznesi. Çfarë problemi ka këtu? Sipas kamerave, thuhet se ngjarja ka filluar në 23:07 minuta. Në komisariat ka vajtur në 23:30 minuta. Kanë thënë kemi kërkuar ambulancë, por nuk ka ardhur ambulanca. Policia thotë e kemi çuar vetë. Kanë prishur skenën e krimit. Spitali thotë kur erdhi te ne ishte i vdekur. Kjo është një ngjarje që kërkon hetim, por nuk mund ta bëjnë persona të përfshirë këtë hetim. Duke dashur të dalin pa larë dhe duke u trembur, policia e ka kthyer objektivin nga vetja. Duhej lënë e gjithë koha, të ngrihej një grup mjekësh për të bërë autopsinë”, ka thënë Hoxha.