Reperi Cozman vijon të jetë në vëmendjen e të gjithëve, edhe pse nuk është më aq aktiv sa më përpara në karrierën muzikore. Mirëpo, së fundmi do të ndalemi paksa tek jeta e tij dashurore dhe burime të afërta me Cozman kanë zbuluar për iconstyle.al se ai është në një marrëdhënie dashurie.
Por me kë?
Raportohet se Cozman është lidhur me një vajzë shqiptare e cila merret me vlog. Vajza quhet Roberta, është e njohur dhe së bashku ata ndodhen në Angli.
Vetë reperi ka publikuar një foto në Instastory, ku tregon edhe vendndodhjen: pikërisht që ndodhet në Londër. Në foto shfaqet vajza në fjalë, por që reperi është siguruar që mos t’ia publikojë fytyrën.
Pas ndarjes nga grupi, kujtojmë se Cozman vazhdoi karrierën solo dhe u përfol se kishte prishur marrëdhëniet edhe me pjesëtarët e tjerë të “Babastars” përfshirë reperin Majk. Mirëpo më vonë ata të dy i hodhën poshtë këto aludime, pasi publikuan një foto të përbashkët të tyre. Në këtë mënyrë dy djemtë vërtetuan se miqësia vazhdonte pavarësisht ngjarjeve që ndodhën brenda grupit.
Jo vetëm kaq por ai u rikthye sërish me një bashkëpunim në verë së bashku me Getoar Selimin dhe Onat. Kënga titullohet “Kavalli” dhe ka marrë më shumë se 2 milionë klikime në kanalin e Youtube.