Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIE reja që pritet të lancohet pas blerjes së Twitter

E reja që pritet të lancohet pas blerjes së Twitter

Elon Musk po planifikon një përditësim të madh në Twitter nëse marrëveshja e tij për të blerë platformën shkon përpara.

Musk ka kohë deri  të premten për të mbyllur blerjen prej 44 miliardë dollarësh. Në të kundërt ai do të përballet me një gjykim në nëntor. CEO i Teslas ka ndarë më parë synimin e tij për të vazhduar me marrëveshjen. Por edhe idetë se si mund të ndryshojë media sociale pasi të jetë në krye.

Elon po mendon të përfshijë një veçori të integruar video që do të konkurronte me YouTube dhe do të gjeneronte të ardhura shtesë për aplikacionin.Duke iu përgjigjur një postimi në Twitter se si mund të zbatohet kjo, Musk postoi një emoji duke shkelur syrin.

“Pasi @elonmusk të blejë kompaninë , pyes veten nëse @TwitterSpaces mund të evoluojë drejt videove. Ai mund të konkurrojë me @YouTube për krijimin e përmbajtjes. “Gjysma e postimeve të mia janë lidhje me videot në YouTube. Twitter nuk ka asnjë vlerë këtu. Nëse përdoruesit mund të shikojnë video me para në Twitter, platformado të kapte shpejtësitë e reklamave dhe do të rriste masivisht të ardhurat.”

Mbetet e paqartë nëse Musk do të vazhdojë me blerjen, pasi ka përmendur më parë shqetësimet për përhapjen e robotëve në Twitter.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME