Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKonventa e PL/ Pedagogu i fakultetit ekonomik Kina: Çfarë i kane bërë...

Konventa e PL/ Pedagogu i fakultetit ekonomik Kina: Çfarë i kane bërë shqiptarët Edi Ramës, që ky nuk ngopet duke i vjedhur?!

Në Konventën Kombëtare të PL e mbajtur ditën e djeshme ka folur edhe pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë Kristian Kina.

Në fjalën e tij Kina ka pohuar ndër të tjera se: Koha më nuk pret!. Prangat e varfërisë, të shantazheve, të intimidimeve personale, të emigrimit të detyruar duhet të thyhen! Po xhanëm,çfarë të keqe i kane bërë shqiptarët Edi Ramës, që ky nuk ngopet duke i vjedhur, duke i varfëruar,duke i larguar e duke i shkatërruar te ardhmen?

Fjala e tij

“Përshëndetje, të nderuar delegate dhe delegatë nga e gjithë Shqiperia !

Duke i uruar sukseset më të mira punimeve të Konventës së I Kombëtqre, më lejoni që fillimisht të shpreh nderin dhe privilegjin që sot të kem këtë fjalë përpara Jush, bashkëqëndrestarëve të dhjetëra e dhjetëra betejave!

Më poshtë keni fjalën e tij të mbajtur në këtë konventë si dhe vidion.

Të dashur vellezër dhe motra!

Koha më nuk pret!

Dita-ditës,familjet tona po zvogëlohen, shqiptarët po i ikin Shqipërisë!

Dita-ditës,shqiptarët po bëhen më të varfër, Rilindja po i vjedh!

Koha me nuk pret!

Prangat e varfërisë, të shantazheve, të intimidimeve personale, të emigrimit të detyruar duhet të thyhen!

Liria duhet të mbizoterojë!

Liria duhet të rikthehet!

Nuk kanë arsye të rinjtë shqiptarë të largohen masivisht nga Shqipëria !

Nuk kanë arsye nënat shqiptare,që çdo ditë të përcjellin me lot në sy fëmijet e tyre!

Shteti ka rënë, miqte e mi!

Të gjithë bashkë në këtë sallë kemi misionin,që të shohim njëri-tjetrin në sy e të japim fjalën, besa- besë,që kur të kthehemi në qytetin ku punojmë, në qytetin ku jetojmë të përhapim fjalën që LIRIA po vjen,qe Shteti i së Drejtes do rimëkëmbet, që SHQIPERIA U PERKET TE RINJVE !

II.

Shumë herë,të gjithë ia kanë bërë këtë pyetje vetes: Vallë,a ka ndjenja kombëtare ky Sekt famëkeq ?

Po xhanëm,çfarë të keqe i kane bërë shqiptarët Edi Ramës, që ky nuk ngopet duke i vjedhur,duke i varfëruar,duke i larguar e duke i shkatërruar te ardhmen?

Çfarë,miqte e mi ?

Asgje!

Asgjë, pervec besimit te gabuar që socialistët e ndershëm i kanë dhënë gjithë këto vite!

Por, tashmë BOLL !

Boll, dreqi ta haje, sepse shqiptaret u lodhen !

Boll, dreqi ta haje, se sot Shqiperia po rrezikon seriozisht ekzistencen e saj si shtet !

E pikërisht nga kjo lodhje,sot po reformohet dhe po bëhet gati për fushëbetejë një formacion i ri politik, thellësisht opozitar me këtë murtajë politike,që do përbëhet nga disa qindra e mijera qëndrestarë në mbarë Shqiperinë, që as nuk shiten e as nuk blihen, as nuk marrin zarfe, as nuk tremben e as nuk intimidohen!

Sot po ndërtohet një alternativë e re politike,që do të ketë në themel te saj RIninë dhe Atdheun !

Pa dashur ta zgjas më tepër,më lejoni, ju lutem, shkurtimisht,që të citoj Winston Churchill, kur në mënyrë brilante ka thënë disa fjalë,qe tingëllojnë kaq aktuale për Shqipërinë sot:

Kur e pyetën: Cili eshte qellimi yne ?

Ai iu pergjigj :

Fitorja!

Fitore me çdo cmim!

Fitore pavaresisht te gjitha tmerreve!

Fitore,sado e veshtire te jete rruga sepse … pa fitore, në këto kushte,nuk ka mbijetesë!

Ejani pra, të ecim tok përpara me të gjithë fuqinë tonë të bashkuar!

Ti themi PO të ardhmes!

Ti themi PO lirisë!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti i bekoftë Shqiptarët!

Faleminderit ! “

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME