Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani shpall kandidaturën për Tiranën në zgjedhjet e ardhshme vendore. Për këtë ai njoftoi se do të garojë fillimisht në primaret e opozitës. Pritet që pas pak minutash ai të dalë në një deklaratë të selinë blu.
Gerti Bogdani është emri i dytë që garon në këto primare për Tiranën. I pari që shpalli kandidaturën ishte Belind Këlliçi. Flitet se në këtë garë do të hyjë edhe mjeku Ilir Alimehmeti.