Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur sot në Pezë, në një takim me të rinj mbështetës të partisë së tij.
Në videon e publikuar në Tik Tok, Meta thotë: “Përshëndetje të gjithëve nga Peza, këtu në një atmosferë shumë miqësore me qindra të rinj.”
Takimi me të rinjtë në natyrë këtë fundjavë vjen një ditë pasi Partia e Lirisë zhvilloi Konventën Kombëtare, në programin e së cilës rinia dhe trajtimi i problemeve të saj zënë një vend të rëndësishëm.