Lushnje – Një shpërthim I fuqishem ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në nje automjet ne lagjen “18 tetori” ne Lushnje
Lenda plasëse eshte vendosur ne makinen e parkuar ne oborrin e shtëpisë së shtetasit Altin Lamçe dhe në banesë kanë qënë pesë persona, pohojnë burime informacioni nga ky qytet.
Ne kete shtepi jeton Altin Lamçe tregtar shumice ne tregun e fruta perimeve
Nga shpërthimi i automjetit ka pasur vetem deme materjale
Lamçe jeton ne kete banesë e cila është ne pronesi te kunatit të tij Arben Turku i cili prej vitesh jeton në Angli
Në vend ngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë të cilat kanë rrethuar vendin . Ende nuk është përcaktuar tipi i lëndës plasëse nëse ka qënë tritol apo granat dore, sikurse ende nuk dihen as motivet nëse kemi të bëjmë me vendosje eksplozivi për shkak të konkurrencës apo të ndonjë ngjarje tjetër.
Pritet dhe dalja e policisë në një deklaratë për median për të dhënë detaje rrethe kësaj ngjarje
Policia
Rreth orës 22:25, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në oborrin e banesës së shtetases L. L., 75 vjeçe, ka shpërthyer lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.