Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRikthehet tritoli në Lushnje, shpërthen automjeti i tregtarit të fruta - perimeve...

Rikthehet tritoli në Lushnje, shpërthen automjeti i tregtarit të fruta – perimeve (vidio)

Lushnje – Një shpërthim I fuqishem ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në nje automjet ne lagjen “18 tetori” ne Lushnje

Lenda plasëse eshte vendosur ne makinen e parkuar ne oborrin e shtëpisë së shtetasit Altin Lamçe dhe në banesë kanë qënë pesë persona, pohojnë burime informacioni nga ky qytet.

Ne kete shtepi jeton Altin Lamçe tregtar shumice ne tregun e fruta perimeve

Nga shpërthimi i automjetit ka pasur vetem deme materjale

Lamçe jeton ne kete banesë e cila është ne pronesi te kunatit të tij Arben Turku i cili prej vitesh jeton në Angli

Në vend ngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë të cilat kanë rrethuar vendin . Ende nuk është përcaktuar tipi i lëndës plasëse nëse ka qënë tritol apo granat dore, sikurse ende nuk dihen as motivet nëse kemi të bëjmë me vendosje eksplozivi për shkak të konkurrencës apo të ndonjë ngjarje tjetër.

Pritet dhe dalja e policisë në një deklaratë për median për të dhënë detaje rrethe kësaj ngjarje

Policia

Rreth orës 22:25, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në oborrin e banesës së shtetases L. L., 75 vjeçe, ka shpërthyer lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME