Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRRëfimi/ Shqiptari i akuzuar për përdhunim: Jetën ma shkatërroi

RRëfimi/ Shqiptari i akuzuar për përdhunim: Jetën ma shkatërroi

45-vjeçari nga Vlora, Spartak Dyrmishi i akuzuar për përdhunim ka mbërritur këtë pasdite në Gjykatën e Evelpidon në Greqi. Ai u arrestua mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës.

Shqiptari arriti të arratisej nga Greqia në datën 27 tetor, pak para se të shpërndahej një urdhër-arresti për të. Menjeherë pas arrestimit ai shprehu dëshirën për tu dorëzuar në Greqi. Mediat greke shkruajnë se ai ka pranuar përdhunimin e një vajze dhe tentativën e dy të tjerave.

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikim e tyre kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat. Këtë gjë që e konfirmoj”, – mësohet se u ka thënë ai policëve që po trajtojnë rastin.

45-vjeçari ka dalë nga pallati në rrugën Thiras, ku është marrë që në momentin e parë, i veshur me jelek antiplumb dhe duke çaluar lehtë.

Kur të dalë përpara drejtësisë i akuzuar edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij. Ai akuzohet se përdhunoi një 34-vjeçare greke në një stacion autobusi. Më pas tentoi të përdhinonte edhe 2 të tjera në të njëjtën zonë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME