Saturday, May 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMbyllja e kopështit turk/ Meta takim me një përfaqësi të prindërve: Shqetësim...

Mbyllja e kopështit turk/ Meta takim me një përfaqësi të prindërve: Shqetësim madhor. Qeveria Rama u ka cenuar sigurinë juridike

.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka pritur sot në takim një grup prindërish të fëmijëve të kopështit turk “Zubejde Hanim”, i cili u mbyll me vendim të qeverisë.

Sipas njoftimit të bërë në rrjete sociale, Meta është njohur me të gjitha hapat ligjore që komuniteti i prindërve ka ndjekur në lidhje me mbylljen e kopshtit si dhe me kontaktet e tyre me selitë diplomatike të BE-së.

Meta thotë se mbyllja e këtyre institucioneve arsimore është një shqetësim madhor që ka shkaktuar traumë psikologjike tek fëmijët.

Sipas Metës, janë veprimet e qeverisë së kryeministrit Rama që kanë cënuar sigurinë juridike dhe kanë penguar të drejtën e fëmijëve për t’u arsimuar.

Postimi i Ilir Metës:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta priti sot një përfaqësi të prindërve të fëmijëve të kopshtit Zubejde Hanim, të institucionit arsimor Turgut Ozal.

Prindërit e njohën z. Meta me zvarritjet e shumta dhe të qëllimshme të procesit gjyqësor, që ata si prindër kanë nisur ndaj veprimeve arbitrare dhe të paligjshme të qeverisë.

Z Meta gjithashtu u njoh me të gjitha hapat e ndjekur nga komuniteti i prindërve, në lidhje me mbylljen e kopshtit, si komunikimin që ata kanë pasur me përfaqësuesit e selive diplomatike të vendeve të BE në Tiranë, marrëveshjen që ata kanë arritur me rrjetin për gazetari investigative “Follow the Money”, me seli në Amsterdam, për të investiguar rastin në fjalë, si dhe kërkesat e tyre për takim me anëtarë të kabinetit qeveritar përgjegjës për këtë rast, kërkesa të mbetura pa përgjigje.

Shqetësim madhor dhe shumë i dhimbshëm është trauma dhe dëmi i jashtëzakonshëm psikologjik i shkaktuar tek fëmijët, i dokumentuar ky përmes akt ekspertizave nga psikologë të licensuar në Republikën e Shqipërisë.

Meta shprehu sërish solidaritetin e plotë me prindërit dhe fëmijët e traumatizuar nga veprimet e qeverisë Rama, të cënuar në sigurinë juridike të tyre dhe të privuar nga e drejta universale për t’u arsimuar.

Partia e Lirisë do të ndjekë çdo veprim parlamentar dhe politik në mbrojtje të këtyre familjeve, duke vlerësuar mbi gjithçka interesin më të mirë të fëmijëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME