Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËJa lëvizja e fundit e Berishës

Ja lëvizja e fundit e Berishës

Dy grupet në Partinë Demokratike nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, pra që të dilnin me një kandidat të përbashkët.

Grupi i Enkelejd Alibeajt thotë se nga pala tjetër në tryezë u vu kushti i njohjes së statutit të 11 Dhjetorit, pra njohja e Sali Berishës si kryetar i PD-së.

Menjëherë pas deklaratës, zbulohet lëvizja e Sali Berishës. Mësohet se ky i fundit ka njoftuar një mbledhje në seli me kryetarët e degëve të qarkut të Tiranës, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës. Mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00.

Informacionet flasin se Berisha do ta sulmojë egër këtë grupim, por edhe do të fillojnë publikimin e emrave kandidat për Primaret, duke mos iu lenë asnjë shteg atyre të cilët quhen tashmë “veglat e Ramës”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME