Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama - të rinjëve: Nëse doni të ikni jashtë, jani të lirë...

Rama – të rinjëve: Nëse doni të ikni jashtë, jani të lirë ta provoni

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Korçë, ka folur për largimin e të rinjve nga Shqipëria. Kreu i qeverisë u shpreh se të rinjtë janë të lirë të largohen nëse duan, për të provuar emigrimin.

Por Rama thotë se ata që thonë që Shqipëria nuk ka të ardhme, e kanë gabim.

Kryeministri i është përgjigjur dhe deklaratave të opozitës për “plakjen” e popullsisë, për të cilën u shpreh se është djallëzore për ta përdorur gjatë gjithë kohës.

Rama: Një vajzë si ju mund të thotë pse të rri unë këtu të pres 20-30 vjet që ne të bëhemi njësoj si Gjermania. Nuk ke çfarë i thua fare. Je i lirë të shkosh ta provosh. Ky është një trend historik që e kanë kaluar të gjithë vendet. Ky avazi “plakja-plakja” është djallëzor nga ata që e përdorin gjithë kohës, duket sikur këtë taksirat e ka vetëm Shqipëria. Po ju them shikoni Italinë.

Çfarë problemi ka me plakjen. Humbet çdo vit 500 mijë bebe, ulje e lindshmërisë. Shikoni se çfarë problemi kanë me fshatin, lëvizjen nga fshati në qytet. Shikoni Spanjën, 12 mijë mjek mungojnë në Spanjë. 12 mijë mjekë kanë ikur nga Spanja. Nuk thonë se po ikin se kemi pagën e ulët, por do na dali pensioni i ulët.

Unë kush më thotë që në Shqipëri s’ka të ardhme, do t’i them që je gabim. Kush më thotë që në Shqipëri nuk mund të bësh dhe nuk mund të arrish atë që meriton, e ke gabim. Le të shkojnë ta provojnë. Bëjmë krahasime me pagat se ata i kanë të larta. I kanë ata pagat më të larta, por shikoni sa i kanë shpenzimet. Bëni llogaritë dhe shihni se sa ju mbetet në fund.

I mbetet në fund diçka, por ajo që mbetet në fund është ajo që mbetet me gjak. Ndërsa përsa i përket fakteve konkrete, ja ku i keni, i keni këtu. Nuk ka shans që dikush që niset, të fitojë çerekun e asaj që fitojnë këta të rinj këtu në Korçë. Është e mundur. Shikoni rastet e atyre që kthehen. Pse kthehen? Çfarë bëjnë ata? Bëjnë sukses duke shfrytëzuar eksperiencën që kanë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME