Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËDështojnë negociatat, opozita e përçarë drejt 14 Majit

Dështojnë negociatat, opozita e përçarë drejt 14 Majit

Në zgjedhjet lokale të 14 Majit opozita duket se do të shkojë e përçarë, me dy formacione të ndarë në mënyrë të ngjashme si në 6 Mars, ku pati dy kandidatë përballë Partisë Socialiste. Në një njoftim për mediat, grupi i deputëve të PD që kryesohet nga Enkelejd Alibeaj bënë me dije se negociatat me palën e Berishës dështuan dhe për pasojë kërkoi “të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për ti hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore”.

Shkak për dështimin e negociatave sipas deputetëve të Alibeajt u bë kushti “për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit”“Shprehim keqardhjen që në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit” thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën deklaratë deputetët e drejtuar nga Alibeaj thonë se janë të ndërgjegjshëm se mungesa e një marrëveshjeje brenda opozitës “dobëson alternativën e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit”, por për këtë fajësojnë “kokëfortësinë” e palës tjetër.

Një ditë më parë, Gazment Bardhi u shpërndau deputetëve një draft-propozim me 6 pika, sipas të cilit kandidati i përbashkët për bashkitë do të zgjidhej nga ndërthurja e votimit “një antar një votë” dhe nga “vrojtimi i opinionit të gjerë publik”, në bazë të një votimi unanim nga një Këshill Drejtues.

Kjo nuk u pranua nga pala tjetër, që tashmë ka nisur primaret për zgjedhjen e kandidatëve.

Gjasat janë që palët të përplasen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për logon e PD-së.

Më herët, gjykata e shkallës së parë njohu statutin e 11 Dhjetorit dhe procesin që zgjodhi Sali Berishën kryetar të PD-së.

Por Enkelejd Alibeaj ka ankimuar vendimin, që aktualisht është në Gjykatën e Apelit.

“Një nga shkaqet e armiqësisë sonë absolute është ajo që bënë me logon tonë. Jo gjykata, por Edi Rama. Si mund të thotë gjykata “je palë” kur nuk është palë. Kjo do të thotë të prishësh çdo proces gjyqësor në tokë” u shpreh Berisha një ditë më parë, duke folur për skenarin e marrjes së logos nga grupi i Alibeajt.

“S’mund të na konfiskojë ne logon ai. Ai është një kriminel. Ai do të zhdukë opozitën duke i konfiskuar logon. A do të mbrohet pluralizimi këtu apo jo? Kjo nuk ndodh në botë. Merr tjetrin dhe i thua “hajde të të bëj palë”, por ti nuk je palë. Me vendim gjykate logo është e jona. Nuk ka vendim që e ka hedhur poshtë. Ai është në fuqi dhe në çdo ligj të botës, atë e regjistron dhe është në fuqi, por Edi Rama urdhëron kryetarin e gjykatës, por ne nuk mposhtemi. Le ta provojë. Por edhe ne i kemi të gatshme gjërat” tha Berisha duke iu referuar procesit gjyqësor në Gjykatën e Apelit

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME