Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedIrani kërcënon Shqipërinë: Goditje me dronë dhe raketa

Irani kërcënon Shqipërinë: Goditje me dronë dhe raketa

Pas morisë me sulme kibernetike në sistemet e të dhënave të shqiptarëve nga hakerat iranianë, tani forcat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë kërcënuar me sulme me dronë dhe raketa bazat amerikane në Lindjen e Mesme, Izraelin si edhe Shqipërinë.

Në një video të publikuar së fundmi në aplikacionin Telegram, Garda Revolucionare e Iranit ka vendosur në objektivat e saj edhe kampin e MEK në Manëz të Durrësit duke publikuar edhe foto satelitore të saj.

Po ashtu gjatë videos, paraqiten njëri pas tjetrit objektivat e dronëve dhe raketave të Iranit, ku përfshihen qyteti i Tel Avitit, bazat amerikane në rajonit si edhe kampi i MEK në Manëz. Në fund, iranianët theksojnë se kanë gjithçka nën kontroll dhe se mund të godasin kur të duan, shkruan abc news.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME