Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBanorët e Verbasit, ankesa për rrugën: 1.5 km rrugë me gropa të...

Banorët e Verbasit, ankesa për rrugën: 1.5 km rrugë me gropa të mëdha

Patos – Janë vetëm 1.5 km rrugë që penalizojnë dhe ndikojnë jo pak në jetën e banorëve të fshatit Verbas në Patos. Ky aks është amortizuar krejtësisht, aq sa tashmë mjetet e vogla e kanë të pamundur të kalojnë.

Banorët tregojnë se në verë gropat janë të mëdha dhe shumë pluhur. Aksesin në rrugë e kanë të mundur vetëm mjetet bujqësore, ndërkohë që në dimër situata bëhet dhe më e vështirë.

Mungesa e investimeve nga pushteti lokal, ka bërë që shpesh banorët të mirëmbajnë vet rrugën, por tashmë ajo është bërë e pa mundur.

Edhe ky fshat, nuk i ka shpëtuar plagës së shpopullimit. Dikur kishte 400 familje, ndërsa sot sipas banorëve, në fshat janë vetëm 80 familje, ku shumica e të mbeturve, janë të moshuar./ALB365/Syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME