Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD të mbajtu këtë të enjte, Gazment Bardhi ka kërkuar që të gjithë deputetët demokratë të jetë bashkë, teksa diskutohet për presidentin e ri. Bardhi i ka kërkuar kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu që të negociojë me Komisionin e Rithemelimit që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm në mbledhjen ku do të diskutohet për kreun e shtetit.
“Të mblidhemi të gjithë deputetët e opozitës bashkë, minimalisht të gjithë deputetët e dalë nga lista e PD. Ky nuk është moment ndasie midis nesh. Nuk shoh që ka diferenca që propozimi për Presidnetin e ri i takon opozitës. Duhet një armëpushim mes vetes në PD dhe të eksplorohet çdo mundësi për bashkim në këtë proces. Unë mendoj që për tu bërë bashkë mund të mendohet që grupi që mandatohet nga Grupi Parlamentar për negociata të përfshijë deputetë nga të gjitha palët. Kandidatët tonë duhet të jenë produkt i të gjithë deputetëve të opozitës, pa asnjë përjashtim. Kjo duhet të tentohet pa ndërprerje dhe në çdo mënyrë. Unë e kuptoj që ftesa për mbledhje i është bërë të gjithe deputetëve të PD, përfshirë kolegët e Komisionit të Rithemelimit, dhe ka qenë zgjedhja e tyre që të mos marrin pjesë”, tha Bardhi.
Related