Mbulohet me mister vdekja e dy të rinjve Armand Beu nga Kavaja dhe Klajdi Kaja nga fshati halilaj në Bubullimë të Lushnjes në aksidentin tragjik të tre ditëve më parë të ndodhur në Vlorë. Kamioni i ngarkuar me inerte u përplas me një shkëmb ku për pasojë mbetën të vdekur në vend dy të rinjtë punonjës të kompanisë Biba X.
Fatmir Kaja xhaxhi i Klajdit, ngre dyshime mbi shkakun e aksidentit dhe fshehjen e provave nga se u shkaktua ky aksident. Ai deklaron se ngjarjen e morën vesh vetëm nga media, dhe as autoritetet por as kompania ku dy të rinjtë ishin të punësuar as denjuan ti merrnin në telefon.
‘Telefonatën e parë duhet ta kishim marrë nga firma ku punonte djali, policia nuk na tha asgjë e lexuam në media,na thanë miqtë tanë që e kishin lexuar në media, aty e morëm vesh dhe u nisem për në Vlorë’, është shprehur Fatmir Xhaja.
E pikërisht heshtja e administratorëve të kompanisë, e deklaratat e tyre në media kanë ngritur edhe më shumë dyshime për shkaqet e vërteta të këtij aksidenti. Fatmir Kaja, shprehet i revoltuar mbi pretendimet e ngritura në media nga Luan Biba një prej administratorëve të firmës.
Sipas Kajës, administratori ka mohuar se kamioni ishte i ngarkuar me inerte, ndërkohë që trupi i 31-vjeçarit nga Halilaj i Lushnjes u gjet i mbuluar pikërisht nga inertet e ngarkuara në këtë kamion.
‘Luan Biba një prej administratorëve të kompanisë BIBA X në punimet e bypasit tha se kamioni nuk transportonte inerte, dmth fillon që këtu që nuk transportonte inerte. Atë e pa gjithë bota që djali jonë u nxor nga intertet, këtu fillon gënjeshtra e tyre. Sakaq Luan Biba tha se kamioni nuk transporton inerte dhe nuk punon në atë segment,aty është vendi ngjarjes ne e kemi nisur djalin në punë djali është atje’, ka theksuar xhaxhai i të riut.
Kaja kërkon nga autoritetet të zbardhin shkakun e plotë dhe të saktë të ngjarjes. Sipas Kajës, në ekspertizë flitet për aksident si pasojë e humbjes së kontrollit, por nga këqyrja që i është bërë vendit të ngjarjes, rezulton se nuk ka asnjë shenjë frenimi apo tentativë për të frenuar, veprim instiktiv kur humb kontrollin.
Fatmir Kaja ngre pretendimin, se mjeti kishte probleme me sistemin e frenimit, e drejtuesi i saj ka tentuar që të shmang rënien në greminë duke u përplasur tek shkëmbi ku humbën edhe jetën.
‘Makina nuk ka dalë jashtë kontrolli por e kanë përplas me dashje në shkëmb sepse ato mbi 500 metro përpara kanë tentuar të frenonin por nuk i kanë mbajtur frenat. Kushdo ta shikojë në vendin e ngjarjes nuk ka asnjë shenjë frenimi në rrugë, ato e përplasën me dashje se po mos e përplasnin do të binin në humnerë’, thotë Kaja.
Sa i përket mohimit që i bën administratori i kompanisë Biba X faktit që kamioni ishte i ngarkuar me Inerte, Kaja sjell detajet nga humbja e nipit të tij. Sipas Xhaxhait të viktimës, trupi i nipit u gjet i mbuluar me inerte, dhe i dëmtuar nga fadroma që punojë për nxjerrjen e trupit të pajetë.
Mënyra se si e kishin gjetur, lë për të dëshiruar. Ata kishin përdor një skrep, makineria është akoma në vendin e ngjarjes dhe skrepi atje nuk ka punuar për të nxjerrë trupin’, thotë Fatmir Kaja.
Një tjetër dyshim për abuzim mbi viktimën ngrihet nga Fatmir Kaja. Sipas tij, nipi kishte afër 20 ditë që punonte në kompaninë Biba X, por gjatë kësaj kohe asi ishte mbajtur në punë i pasiguruar, dhe deklarimi në tatime ishte bërë vetëm në ditën kur ndodhi aksidenti.
‘Një miku im me shkruan mesazh dje që Klajdi ka qenë i siguruar 15 ditë para vdekjes, por ai është siguruar vetëm ditën e vdekjes’.
E përball fshehjes së provave të këtij aksidenti tragjik, sipas Fatmir Kajës, pronarët e kompanisë zgjodhën që as mos të ngushëllonin për humbjen e punëtorit të tyre, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se po tentohet që të fshihet e vërteta për shkaqet e aksidentit tragjik që i mori jetën Armand Beut dhe Klajdi Kajës.Syri