Sunday, December 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSerat me drogë në Dimal, gjithë kupola e policisë Berat nën hetim

Serat me drogë në Dimal, gjithë kupola e policisë Berat nën hetim

Zbulimi i dy hektarë serave në fshatin Kutalli të bashkisë Dimal, ku përpunohej kanabis nga rreth 100 gra të punësuara, rrezikon të shkrijë gjithë Policinë e Beratit.

Syri televizion mëson ekskluzivisht, se në Prokurorinë e Beratit ka mbërritur një dosje ku janë emrat e 57 punonjësve të kësaj policie, të cilët janë vënë nën hetim si persona që kishin dijeni për serat e kanabisit dhe dyshohet se nuk e kanë raportuar atë.

Hetimet kanë nisur nga agjencia e Mbikqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, ku pritet të merren në pyetje 57 efektivë të këtij kësaj drejtorie dhe komisariateve që mbulon. Të njëjtat burime konfirmojnë se janë nën hetim, jo vetëm drejtori i Policisë Berat Edmond Tarkaj por edhe shefat e Komisariatit të Policisë Berat, Skrapar e Dimal, si dhe vartësit e tyre.

Burime të brendshme në Prokurorinë e Rrethit Berat, ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, bëjnë me dije se droga nuk ishte mbjellë në serat e Kutallisë por dyshohet se ishte e mbjellë në malet e Skraparit. Të njëjtat burime konfirmojnë se në serat e Kutallisë droga kishte mbërritur vetëm për paketim dhe amballazhim, ndërsa dyshohet se pas saj fshihet një grup i fuqishëm kriminal, për këtë arsye ka gjasë që dosja hetimore t`i kalojë SPAK. Në 10 nëntor, gjatë një operacioni policor, u sekuestruan rreth 800 kg kanabis, ndërsa u vunë në pranga 11 persona.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME