Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET21 vjeçari shqiptar vret veten pasi qëlloi shoqen

21 vjeçari shqiptar vret veten pasi qëlloi shoqen

Bari, Itali –  Një 18-vjeçare me origjinë marokene, e cila ra viktimë e tërbimit vrastar të bashkëshortit të saj me origjinë shqiptare, mësohet se i ka shpëtuar vdekjes, sipas mediave italiane. Gruaja u qëllua me dy plumba në gjoks dhe iu nënshtrua një operacioni të vështirë në Poliklinikën e Barit.

Bashkëshorti i saj quhet Oltjon Sallaku, 21 vjeç. Ai e qëlloi veten me pistoletë në kokës, pasi shkreu plumbat mbi të shoqen

Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Martin Luther King, në Cassano delle Murge, pas një debate të ashpër midis tyre. Në momentin e të shtënave, vajza 2-vjeçare e çiftit ndodhej me gjyshen nga nëna. 

Oltjoni punonte si shtrues pllakash ne Bari dhe pershkruhet nga te gjithë si një djalë i mirë, por pse kishte marrë armë në shtëpi? – ngrenë pyetjen mediat italiane. Ndaj, ka ende shumë hije në këtë çështje dhe hetimet nga Karabinierët e Altamura vazhdojnë.

“Komuniteti Cassano është i tronditur, ende nuk dimë shumë sepse janë hetimet në vazhdim, por Bashkia nuk kishte marrë asnjë raportim për situatë të rëndë”.-  Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i Cassano Delle Murge, zoti Davide Del Re, për tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një apartament në fshat, ku i riu 21-vjeçar me origjinë shqiptare vrau veten duke e vendosur pistoletën ë kokë. pasi kishte tentuar të vriste me dy plumba në gjoks partneren e tij shumë të re 18-vjeçare. E reja është shtruar në repartin e reanimacionit të poliklinikës së Barit pasi është operuar për heqjen e plumbave dhe është në një prognozë të rezervuar. “Mendimet e mia në këto orë”, shtoi kryebashkiaku, “shkon tek ajo jetë e thyer, tek e reja e plagosur dhe tek vajza e tyre shumë e vogël”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME