Nga Petrit Vasili
Asnjë fjalë nga ky medemek kryeministri i Shqipërisë, ndërkohë që gjithë vendi është në darën e përmbytjeve.
Ky llafazani i palodhur që flet dhjetë herë në ditë për Portin e Durrësit, për përmbytjet hiç fjalë. Sot duan ndihmë shqiptarët, por kryeministër nuk kanë.
Kryeministri është në këmbë vetëm kur bëhet fjalë për grabitje të mëdha si Porti i Durrësit, etj. afera pa fund.
Edi Rama, dil e fol se sot është Shqipëria në hall. Po nuk ke faj, për ty hall është vetëm Porti i Durrësit, se paradhënia të merr më qafe!
O kryeministër, ja ku i ke fotot e qytetarëve nën ujë, dil e fol apo po pret të dalë dielli e të fillosh hartimet idiote me beteja e me armiq!