Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMISigurimi i krahut të punës, vetëm 15% e bizneseve i besojnë zyrave...

Sigurimi i krahut të punës, vetëm 15% e bizneseve i besojnë zyrave të shtetit

Kompanitë preferojnë që punonjësit t’i rekrutojnë përmes agjencive private apo universiteteve me njohjet e tyre. Zyrat e punësimit janë më pak të besuara në këtë aspekt. Sipas një ankete të Sekretariatit të Këshillit të Investimeve vetëm 15% e bizneseve përdorin këtë alternativë.

“Agjencitë private dhe universitetet (shkollat publike/private/profesionale) perceptohen si kanalet më të përdorura në gjetjen e fuqisë punëtore. (Vetëm rreth një e pesta e kompanive të anketuara) Ndërsa zyrat e punësimit janë më pak të përdorura. (15% i përdorin)

Ndërkohë, 30% e kompanive (70% prej të cilave sipërmarrës meshkuj) që i janë përgjigjur pyetësorit deklarojnë se asnjëherë nuk kanë menduar të adresojnë nevojën e tyre për punëtorë me institucione që punojnë në këtë drejtim”, thuhet në dokument.

I njëjti dokument nënvizon se ndërsa efektiviteti i përgjithshëm i kanaleve të përdorura nga kompanitë për identifikimin e fuqisë punëtore mbetet përgjithësisht mjaft i ulët, bashkëpunimi/kanali më pozitiv në gjetjen e punonjësve shënohet me universitetet (kryesisht përmes kontakteve individuale me profesorët) dhe agjencitë private të punësimit.

Kompanitë angazhohen për të trajnuar punonjësit e tyre për nevojat dhe pozicionet specifike që kanë.

Nga të dhënat e sondazhit të Sekretariatit të Këshillit të Investimeve rezulton se në përgjithësi kompanitë përdorin burimet e tyre të brendshme për të trajnuar punonjësit e tyre. Kjo pa marrë parasysh ofrimin e trajnimeve profesionale duke përdorur kontraktimin e jashtëm.

“Konsultimet konfirmuan gjithashtu se kompanitë trajnojnë stafin e tyre duke përdorur punonjësit e tyre më të vjetër si trajnerë. Ose ata bëjnë riorganizim dhe/ose zëvendësim të stafit. Kompanitë konsultohen me ekspertë në lidhje me trajnimin që kanë nevojë për këshilla. Por ata e zgjidhin problemin e trajnimit brenda kompanisë së tyre. Ndërsa, në rast të përdorimit të burimeve të jashtme për trajnimin e stafit të tyre, ato përgjithësisht i referohen universiteteve dhe agjencive private të punësimit”, nënvizon dokumenti./ Monitor

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME