Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrau bashkëjetuesen, ja çfarë postoi shqiptari në rrjetet sociale pas krimit

Vrau bashkëjetuesen, ja çfarë postoi shqiptari në rrjetet sociale pas krimit

Një ngjarje tragjike tronditi Greqinë dhe vendin tonë këtë të shtunë. 25-vjeçari shqiptar Qamil Taja vrau me armë bashkëjetuesen e tij.

Xhelozia dhe përdorimi i kokainës bënë që Taja të vriste partneren e tij 19-vjeçare, po shqiptare, Kristjana Brakaj. Pas kryerjes së krimit të rëndë, autori shkoi dhe u dorëzua në polici. Aty ai rrëfeu krimin e rëndë që kishte kryer.

Mediat greke kanë zbardhur dhe postimin e fundit që ka bërë shqiptari në rrjetet sociale. Vetëm pak pasi ka vrarë të dashurën, ai ka publikuar një foto me një shprehje.

“Dobësitë… A ke ndonjë? Po, kisha! Dashurova,”- thuhet në postim.

Sipas policisë greke, autori qëlloi mbi viktimën disa herë me pistoletë. Plumbat e kapën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks. Ai ushtronte vazhdimisht dhunë psikologjike dhe fizike ndaj viktimës. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut. Pikërisht brenda banesës së tyre u gjet edhe trupi i viktimës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME