Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTArgjentina kalon me frikë në fund Australinë, sfidon Holandën në çerekfinale 

Argjentina kalon me frikë në fund Australinë, sfidon Holandën në çerekfinale 

Argjentina është skuadra e dytë që siguron një biletë për në çerekfinale të Kupë së Botës. Skuadra e Scalonit fitoi 2-1 ndaj Australisë, një ndeshje që e pati nën kontroll thuajse për gjithë kohën.

Lionel Messi pas një kombinimi të bukur në zonë në minutën e 35-të arriti që të realizonte një gol fantastik. Në ndeshjen e tij të 1000, “pleshti” kalon dhe një legjendë si Maradona për numrin e golave të shënuar në Kupën e Botës.

Në fillimin e pjesës së dytë, ekipi Albiceleste dyfishoi shifrat. Portieri australian Rayan bën një gabim trashanik duke i dhënë mundësinë Julian Alvarez që të realizojë me proton e boshatisur.

Në minutën e 77-të, Australia rihapi ndeshjen falë një goditje nga distanca që do të gjente dhe devijimin e Enzo Fernandez dhe më pas do të shkonte në rrjetë.

Më pas Lautaro shpërdoroi disa mundësi shënimi, ndërkohë që australianët rrezikuan me një mundësi të artë në sekondat e fundit. Në çerekfinale, Argjentina do të përballet me Holandën, një duel që pritet të dhurojë shumë emocione. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME