
Teksa pak ditë më parë tha se do të rrijë edhe ca kohë në Shqipëri, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim jep tjetër mesazh. Ambasada ka ndarë në Facebook, mesazhin e ambasadores në dokumentarin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
“100 Vjet Bashkë: Në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ambasada e SHBA në Tiranë organizoi mbrëmjen e djeshme shfaqjen e premierës së një dokumentari të veçantë që përkujton historinë e marrëdhënies.
Midis të ftuarve ishin zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, politikanë, akademikë, sipërmarrës, përfaqësues fetarë, ushtarakë, media, shoqëri civile dhe të rinj. “Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë.
Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet”,-thotë në dokumentar ambasadorja Yuri Kim.


![Berisha]](https://i0.wp.com/alb365.com/wp-content/uploads/2026/10/berisha.webp?resize=390%2C220&ssl=1)




