Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedIsh-komandanti i UÇK-së Mustafa shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 26...

Ish-komandanti i UÇK-së Mustafa shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 26 vjet burg

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor, teksa ka shtuar se në dënim do të llogaritet dhe koha e paraburgimit.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluar në aktgjykim ju shpall fajtor, për torturë për krime lufte, ndalim arbitrar për krime lufte, si pjesë e ndërmarrjes kriminale”, ka thënë gjyqtarja e Gjykatës Special.

Mustafa është arrestuar dhe është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020. Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021. Në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë, 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Ish pjesëtari i UÇK-së akuzohej për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Të gjitha këto dyshohet se janë kryer në Zllash gjatë vitit 1999, në ndërtesën e ndalimit. Salih Mustafa, gjithashtu i njohur si ‘komandant Cali’, sipas aktakuzës ka qenë komandant i njësitit gueril BIA (‘njësiti BIA’), njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykimi ndaj tij përbën procesin e parë gjyqësor për krime lufte që ka nisur në Gjykatën Speciale.

Kjo gjykatë heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto krime dyshohet se janë bërë kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000. Gjykata e ka selinë në Hagë të Holandës, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME