Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMashtrimi 2.4 miliardë euro i rrjetit të Josifit, kapet edhe një drejtues

Mashtrimi 2.4 miliardë euro i rrjetit të Josifit, kapet edhe një drejtues

Mediat spanjolle raportojnë sot se një person, që mendohet se është lider i platformës EverFX, e cila ka realizuar super-mashtrimin me vlerë 2.4 miliardë euro, është arrestuar në Barcelonë.

Nuk ka shumë detaje se cili është personi i arrestuar, por deri më tani thuhet se ai kishte fluturuar nga Rumania drejt Barcelonës. Sapo vuri këmbë në Barcelonë, ai u kap nga agjentët spanjollë.

Mendohet se personi i arrestuar ishte përgjegjës për menaxhimin e viktimave spanjolle të këtij manipulimi.

Ky arrestim vjen në kuadër të operacionit të 8 nëntorit. Mediat spanjolle shkruajnë se në atë operacion u arrestuan dy liderë të grupit në Shqipëri. Ata janë Bernardo Saraçaj dhe Erindi Pysqyli, dy partnerët e biznesit të Amant Josifit.

Ky i fundit mendohet se është kreu i bandës që ka kryer manipulimin prej 2.4 miliardë euro.

Josifi është mik i ngushtë dhe ortak në biznes i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit shqiptar. Një ditë më parë, policia spanjolle konfirmoi se Amant Josifi është në kërkim për dy akuza.

Edhe SPAK konfirmoi se ai është në kërkim./Syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME