18 persona janë vënë nën akuzë në Malin e Zi për shkak se akuzohen për trafik drogé dhe organizatë kriminalé. Mediat malazeze bëjnë me dije se arrestimet janë kryer edhe në zonën e Herceg Novi, Podgoricë, Kolashin e Budva.
Të dyshuarit akuzohen si pjesë e një grupi të organizuar kriminal që merrej me shitjen të drogës. Policia ka kryer kontrolle në 14 baza në disa qytete në Malin e Zi. 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Si rezultat i operacionit është sekuestruar 1 ton kanabis. Sipas autoriteteve anëtarët e organizatës kriminale transportonin drogën nga Shqipëria nëpërmjet territorit të Malit të Zi, drejt vendeve të rajonit dhe më tej në vendet e Bashkimit Evropian