Monday, December 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMitsotakis nga Himara: Mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE

Mitsotakis nga Himara: Mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE

Pasi ka mbërritur në Himarë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po zhvillon takim me banorët ku është pritur me flamuj grekë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri grek u shpreh se do të jetë mbështetës i Shqipërisë në Bashkimin Europian, por kushti i tij është që Shqipëria të siguroj çdo të drejtë të komunitetit grek në vendin tonë.

“Dua që të dinë që edhe unë isha, jam dhe do jem mbështetës i Shqipërisë në BE. Detyrim i Shqipërisë është që të respektoj të drejtat tuaja të plota. Në të drejtën që fëmijët tuaj dhe nipërit të mësojnë greqisht siç po e bëni, apo edhe në të drejtën e pasurisë. Dhe besoj se të gjitha këto do zgjidhen dhe ua garanton unë personalisht. Qeveria greke është pranë jush dhe këtë do ta bëjë” tha kryeministri grek.

Kryeministri grek Mitsotakis pritet të zhvillojë takime me minoritarët grekë në Finiq dhe Dropull.

Kjo është vizita e dytë e Mitsotakis në Shqipëri brenda një harku të shkurtër kohor prej dy javësh, por kësaj here zyrtarisht i kushtohet çështjes së minoritetit grek në Shqipëri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME