Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLETATOODi Maria/ Tatuazh Kupën e Botës: “e kisha lënë të lirë një...

Di Maria/ Tatuazh Kupën e Botës: “e kisha lënë të lirë një këmbë”

Angel Di Maria e dinte që Argjentina do të bëhej kampione bote në Katar. E zbuloi gruaja e tij duke postuar mesazhet në Whatsapp, para finales kundër Francës dhe e konfirmon tatuazhisti i tij i besuar, Ezequiel Viapiano.

Pikërisht atij, sulmuesi i Juventusit i kishte thënë para nisjes për në Kupën e Botës: “Kur bëra tatuazhin për Copa America e lashë këmbën tjetër bosh për këtë moment. Vamos Argentina”.

Premtimi u mbajt menjëherë, në kthimin e tij nga Katari. Di Maria në këmbën e djathtë bëri tatuazh Kupën e Botës të ngritur në stadiumin Lusail: “Në lëkurë për përjetësi” ka shkruar ai në profilin e tij në Instagram.

Një besim që ekzistonte fort te Angel di Maria. Ai e dinte se do të bëhej kampion bote dhe se do të ishte vendimtar kundër Francës. Në fakt, bashkëshortja e Fideo ka publikuar një bisedë private, që ka zhvilluar me bashkëshortin e saj para finales. Ajo zbuloi fjalët dhe besimin e sulmuesit argjentinas në Kupën e Botës. “Do të bëhem kampion bote, dashuri. Është e shkruar.

E do të shënoj – shkruhet në tekstin e publikuar në rrjetet sociale -. Sepse është e shkruar, siç ndodhi në Maracana dhe në Wembley”. “Gëzoje nesër ditën, sepse ne do të jemi kampionë bote – vazhdon Di Maria -. 26 lojtarët që janë këtu e meritojnë dhe familjet e tyre gjithashtu”. Këto ishin ndjesitë tani ndeshjes. Tani titulli është arritur e për të mos e harruar kurë shërben ky tatuazh.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME