Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËJa banorët që hynë në Big Brother VIP Albania 2

Ja banorët që hynë në Big Brother VIP Albania 2

Ka nisur këtë mbrëmje Big Brother Vip Albania. Spektakli mjaft i ndjekur nga shqiptarët, starton sonte në këtë Vigjilje të Krishtlindjeve.

Ndërkohë banorët e parë të cilët janë bërë pjesë e shtëpisë për të garuar për çmimin e madh janë aktorja Olta Gixhari, aktori Amos Zaharia, artisti Kristi Dragoti dhe gazetarja Zhaklina Gjolla.

Nën moderimin e prezantueses Arbana Osmani, 15 personazhe VIP do të fillojnë rrugëtimin e tyre 100 ditor në spektaklin e famshëm, duke garuar pë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Ndër emrat më të spikatur nga konkurrentët, duket të jenë prezantueset Kejvina Kthella dhe Kiara Tito, aktorët Gent Hazizi dhe Amos Zaharia, këngëtari Luiz Ejlli dhe prezantuesi Ronaldo Sharka.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Big Brother VIP Albania shënoi një rekord shikueshmërie, duke bërë për vete mijëra ndjekës para televizionit dhe jo vetëm.

Fitues i edicionit të parë të BBV Albania u zgjodh balerini Ilir Shaqiri, ndërsa i dyti në renditje përfundoi aktori Donald Veshaj, pasuar nga prezantuesja Einxhel Shkira (e treta) dhe modelja Beniada Nishani (e katërta në renditjen finale).

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME