Policia njofton për një ngjarje të rëndë të ndodhur në një familje në Kamzë. Një person me iniciale F.L. ka goditur me thikë, pas një sherri, kushëririn e tij me iniciale H.T.. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathore.
“Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit. , shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit” – thuhet në njoftim. Janë ende të paqarta arsyet e sherrit brenda familjes në Bathore.