Një zjarr i madh ka rënë në Tregun Industrial në Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Për shkak të flakëve janë djegur pesë dyqane duke shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa zona ka qenë e mbuluar nga tymi i dendur.
Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve që ka vënë flakët nën kontroll, pasi rrezikonin të përhapeshin edhe në banesat aty pranë.
Në operacionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Durrësit dhe të portit, ndërsa nuk dihet ende asgjë mbi shkakun e zjarrit.