Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarr i madh djeg 5 dyqane në tregun industrial të Durrësit

Zjarr i madh djeg 5 dyqane në tregun industrial të Durrësit

Një zjarr i madh ka rënë në Tregun Industrial në Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Për shkak të flakëve janë djegur pesë dyqane duke shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa zona ka qenë e mbuluar nga tymi i dendur.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve që ka vënë flakët nën kontroll, pasi rrezikonin të përhapeshin edhe në banesat aty pranë.

Në operacionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Durrësit dhe të portit, ndërsa nuk dihet ende asgjë mbi shkakun e zjarrit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME