Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDiegia e shkollës në Ballsh, reagonë Ministria e Arsimit

Diegia e shkollës në Ballsh, reagonë Ministria e Arsimit

Pas përfshirjes nga flakët të shkollës 9-vjeçare në Ballsh, dhe pasi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka denoncuar këtë skandal i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i  ministrisë së Arsimit.

Në një deklaratë për mediat, Ministria bën me dije se po ndjekin nga afër zhvillimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” dhe se po merren masat që shkolla të jetë gati për të pritur nxënësit ditën e enjte.

Njoftimi i Ministrisë së arsimit

Po ndjekim nga afër me vëmendje zhvillimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” në Mallakastër, ku si pasojë e zjarrit në njërën prej klasave janë shkaktuar dëme fizike dhe materiale.

Sipas informacioneve zyrtare paraprake, shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, por megjithatë kërkoj nga organet kompetente, jo vetëm Policia e Mallakastrës por edhe Bashkia, si institucioni përgjegjës për sigurinë e shkollës, që të bëjnë sa më parë një hetim të plotë të shkaqeve që çuan në këtë incident.

Falënderoj veçanërisht punonjësit e zjarrfikëses dhe personelin e shkollës, të cilët kanë ndërhyrë në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në klasat e tjera.

Dëshiroj të informoj opinionin publik se po marrim të gjitha masat, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Zyrën Arsimore Mallakastër që shkolla të jetë gati për të pritur nxënësit ditën e enjte, më datë 5 janar, kur rinis procesi mësimor në të gjitha shkollat e vendit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME