Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVjedhja e parave/ Shkullaku: Pse Rama këmbëngul për amnistinë fiskale?

Vjedhja e parave/ Shkullaku: Pse Rama këmbëngul për amnistinë fiskale?

Për vjedhjen e 120 mijë euro të Alda Klosit nga sanitarja, gazetari Armand Shkullaku, tha se këto janë mekanizma që krijohen vetvetiu në shoqërinë e rishpërndarjes. Ai tha se në këtë rast 99 % e reagimeve ishte një solidaritet për pastruesen, ndërsa theksoi se atë që se bën dot Policia, prokuroria, SPAK, e bën një pastruese.

”Në vende primitive kjo lloj shpërndarje bëhet në mënyrë rishpërndarje dhe kjo shpjegon dhe faktin që ndryshe nga herë të tjera që kur dikë e fut në shtëpi dhe ai të grabit, në këtë rast po të shohësh 99 % e reagimeve ishte një solidaritet për pastruesen. Gjithë anatemia shkoj tek viktima dhe jo tek ajo që kreu aktin. Kjo ndodh se të gjitha paratë e shqiptarëve shkojnë në xhepat e zyrtarëve dhe ky akt prej Robin Huti, e detyroi Ramën të thotë atë që tha sepse pjesa më e madhe ishin me pastruesen. Policia, prokuroria, SPAK se zbulon dot korrupsionin por e bën një pastruese. Ai do të tregojë se distancohet nga zyrtarja”,-tha në emisionin Të Paekspozuarit në ”MCN TV”.

Nga ana tjetër ai shton se e gjithë kjo na çon në një reflektim pse këmbëngul kryeministri kundër BE, SHBA për amnistinë fiskale.

”Nuk ka emigrantë shqiptarë që të kenë 500 mijë euro në dyshek dhe po pret ligjin e Ramës për ti kthyer në Shqipëri. Mjafton një rast banal për të kuptuar se sa para ka thithur administrata Edi Ramës”,-tha më tej Shkullaku.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME