Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestimi/ Ky është i riu që ishte nisur për të vrarë një...

Arrestimi/ Ky është i riu që ishte nisur për të vrarë një politikan

Një 35-vjeçar i veshur me rroba ushtarake dhe me antiplumb, në çante i janë gjetur armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake.

Ka qenë vëllai i Antonio Lekës, ai që ka njoftuar policinë e Lezhës. Gjatë momentit të arrestimit, 35-vjeçari nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.

”Do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre”,-ka pohuar Leka, policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë operacion, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që i ndaluari të ketë dhe probleme të shëndetit mendor. Ai është djali i një oficeri ushtrie, Vat Lekës.

Ai ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çantë i janë gjetur arme të mbushura dhe municione të tjera luftarake.

Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë. Ende nuk ka informacion në lidhje arsyen për të cilën i riu siguroi municionet, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME