Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në Task Force në Syri Tv, se SPAK do të nisë hetimet për skandalin Rama-McGonigal.
Sipas saj, Dumani ka thënë se shumë shpejt SPAK do të nisë një procedim penal i cili do të regjistrohet, gjë që do të thotë se do të merret person në hetim edhe Edi Rama.
“Në lidhje me takimin e sotëm gazetarët kanë qenë shumë kërkues sa i takon hetimeve për dosjen e FBI dhe inceneratorin e Tiranës, ku zoti Dumani, edhe pse diskret, ka deklaruar se po, në SPAK do të ketë shumë shpejt një procedim penal i cili do të regjistrohet dhe do të ketë një komunikim për mediat. Zoti Dumani nuk ka qenë shumë konkret në sqarimet për mediat, por ka deklaruar se shumë shpejt SPAK do të ketë një procedim penal në lidhje me këtë hetim që ka nisur paralelisht në SHBA. Pyetja ka qenë direktel: Kemi të bëjmë me akuza politike apo indicie? Dumani ka qenë shumë i kundesshëm në dhënien e informacioneve. Ka lënë të kuptohet se do të ketë një procedim penal, por se si do të jetë vijueshmëria dhe a do të kemi fakte penale të cilat do të mbërijnë me anë të letërporosive nga SHBA për personat shqiptarë që kanë lidhje me hetimin që është kryer në SHBA, mbetet për t’u parë”, u shpreh Llabani.