Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Shqiptarë, ngrihuni! T’i japim përgjigjen përfundimtare Edi Ramës!

Berisha: Shqiptarë, ngrihuni! T’i japim përgjigjen përfundimtare Edi Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur kryesinë e partisë, për të diskutuar aksionin e opozitës, pas skandalit “McGonigal”. Berisha deklaroi se opozita duhet të mobilizojë qytetarët, për “një përgjigje përfundimtare” ndaj Edi Ramës. Ai bëri thirrje për largimin e menjëhershëm të kryeministrit, ndërkohë që u bëri thirrje njerëzve “të ngrihen”.

Berisha tha se vendi nuk mund të ketë “paqe dhe stabilitet” me Edi Ramën kryeministër.

“Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të ngrihemi në protesta të fuqishme! Asnjë shqiptar i vërtetë, në Shqipëri dhe në botë, nuk meriton kurrë një kryeministër si ky që nuk ka asnjë parim, as flamur, as nder, as ideal, përveç interesit të ngushtë të karriges së tij”, tha Berisha.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëve, në një përgjigje përfundimtare të merituar. Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga pushteti. Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet me një njeri që vjedh çdo ditë fondet dhe pasuritë publike, me një njeri i cili arrin në përmasa makbethiane të rekrutojë për qëllime të karriges së tij dhe pushtetit të tij, për të shkatërruar opozitën dhe pluralizmin, një nga njerëzit më të rëndësishme të kësaj toke në fushën e sigurisë (Charles McGonigal).

Ne jemi politikanë, ne nuk merremi se ku firmosi dhe çfarë firmosi, se kush e rekrutoi dhe kush nuk e rekrutoi. Si politikanë nuk mund të mos themi, se Edi Rama gjatë këtyre dy viteve, apo mbi një vit, konflikti dhe agresioni barbar të Rusisë kundër Ukrainës, është sjellë si agjent influent”, deklaroi Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME