Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIPas 20 vitesh Greqia financon 70 km për autostradën me Shqipërinë.

Pas 20 vitesh Greqia financon 70 km për autostradën me Shqipërinë.

Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit ka hapur të mërkurën tenderin me vlerë 320 milionë dollarë për aksin rrugor Janinë–Kallpaq-Kakavijë.

Sipas autoriteteve greke të transportit aksi rrugor 70 km i gjatë do të lidh rajonin e Janinës me Shqipërinë dhe do të jetë një autostradë me standardet më të larta të sigurisë.

Sipas Zërit të Amerikës, segmenti rrugor Janinë -Kakavijë krahas përmirësimit të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave pritet të nxisë sidomos lëvizjen turistike.

Aksi i ri rrugor Janinë-Kalpaq-Kakavijë do të lidhë Greqinë me Shqipërinë si pjesë e “Korridorit Blu” , një rrjet rrugor prej rreth 1500 km që financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME