Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËRegjisori i Titanikut pranon pas 25 vitesh: Jack mund të kishte shpëtuar...

Regjisori i Titanikut pranon pas 25 vitesh: Jack mund të kishte shpëtuar bashkë me Rose

James Cameron më në fund ka pranuar atë që është përpjekur në çdo mënyrë prej 25 vitesh të hedhë poshtë: Jack mund të kishte shpëtuar!

Fundi tragjik i Titanik i cili ka përlotur botën mbarë mund të ishte shmangur thotë tashmë regjisori.

Cameron i cili ka korrur suksesin e tij të parë të madh me filmin që i dha famën absolute Leonardo Di Caprios, duke e kthyer në yllin e viteve ‘90 përkrah Kate Winslet, kishte mohuar vazhdimisht fundin e lumtur mes Jack dhe Rose.

Por në një intervistë të fundit në specialen e NatGeo të titulluar “Titanic: 25 vjet më vonë”, ai thotë: “Gjykimi përfundimtar: Jack mund të kishte mbijetuar”.

Ne lëshuam Titanikun 25 vjet më parë, – thotë Cameron, – por ka një gjë që disa fansa thjesht nuk mund ta pranojnë: Ata këmbëngulin se Jack mund të kishte mbijetuar nëse do të ngjitej në atë pjesë lundruese me Rose”.

Dhe pikërisht në një provë të fundit janë kryer edhe disa eksperimente që rrëzojnë ato të mëparshmet, sipas të cilave dy veta në të njëjtin objekt ku po mbahej Rose nuk do të kishin shpëtuar.

Sipas testit të fundit të dy mund të të kishin mbijetuar dhe filmi do të kishte përfundimin: “Dhe ata jetuan përgjithmonë të lumtur”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME